Nga Mira Kazhani
Nëse popullin s’e bind dot të paktën hutoje dhe kaq mund ta bëjë Republika e Re në parlament.
Paradite Lulzim Bashës iu pre fjala dhe u përjashtua nga Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi i cili komplet në natyrën e tij po drejton parlamentin shqiptar pas një bashkëjetese 27 vjeçare me të.
Por në pak rreshta, dje parlamenti ishte një seri e “House of Cards”.
Basha në kulm të telasheve me kritikët jashtë, dje i duhej vëmendje.
Kish nevojë të shkelte rregulloren dhe mbi nënën e tij po të lipsej, veç të trimërohej në parlament. Paradite misioni u krye.
Për disa orë ai u bë gati-hero edhe këtë herë falë rivalit të majtë. Gramoz Ruçi i pret fjalën dhe e përjashton!
Por pasdite ujku i vjetër Ruçi luajti kartën më të poshtër që mund t’i ofrohej dje opozitës në parlament dhe lëvizjes taktike të Bashës.
Lulzim Basha u fal. Një nga ato faljet që të ulin kokën.
Lëvizja e Ruçit sapo e tkurri, zvogëloi, e çoi në gjendjen fillestare të tij siç ishte në mëngjes Lulzim Basha, i vogël!
“Po ta fal se je i vogël”. Kjo ishte e tepërt. Falja e Gramoz Ruçit ishte shansi i humbur i radhës për Lulzim Bashën.
Tani demokratët prapë u kujtuan se Basha jo vetëm nuk është nga ata trima por s’ka erë as nga politika.
Si thotë populli, nuk rritet kungulli me gjilpëra!/Tiranapost.al