Chelsea ia ka vërë syrin Giorgio Chiellinit. Sipas tabloidit britanik, Daily Star, pronari i Chelseas, Roman Abramovich, është i gatshëm t’ia sjell trajnerit italian, Antonio Contes mbrojtësin e Juventusit, Giorgio Chiellini.
Chiellini dhe Conte kanë punuar së bashku për disa vite në Juventus dhe përfaqësuesen e Italisë, përcjell Express.
Chiellini ka kontratë me kampionin e Italisë deri në verën e vitit 2019. Por, thuhet se Chiellini preferon të mbetet në Torino. Por, deri në verë gjithçka mund të ndodhë. (b.an)