Korçë-Një 24-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Korçë pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një femër.
Sipas policisë David P, banues në Korçë, ditën e djeshme ka hyrë me forcë në shtëpinë e një femre 20-vjeçare duke abuzuar më pas seksualisht me të.
Njoftimi i policisë
Kryhen marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të rritur. Policia arreston autorin e dyshuar të ngjarjes.
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit :
David P, 24 vjeç, banues në Korçë.
Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 03.10.2017, ky shtetas dyshohet se ka hyrë me forcë në banesën e një shtetase 20 vjeçare dhe ka kryer me këtë të fundit, marrëdhënie seksuale me dhunë.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” parashikuar nga neni 102 i Kodit Penal.
a.ç