Një automjet ka shpërthyer në flakë në Lezhë. Sipas policisë, bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme.
“Me datë 04.10.2017, rreth orës 03:30, është marrë njoftim se në lagjen “Besëlidhja” në Lezhë , persona akoma të paidentifikuar kanë thyer xhamin e mjetit tip Volkswagen me targa AA 096 O S, në pronësi të shtetases L.P., i cili i ka qenë i parkuar duke i hedhur një shishe me lëndë djegëse brenda në automjet, ku nga zjarri i shkaktuar janë djegur pjesërisht sedilet dhe tapiceria”, raporton policia.
Grupi hetimor po vijon kryerjen e veprimeve hetimore në vendngjarje si dhe po bëhet kqyrja e kamerave përgjatë rrugës dhe në afërsi të vendit të ngjarjes me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve./a.m.