Pas atentatit paraditen e sotme ku mbetën të plagosur tre persona, mes tyre edhe një 8 vjeçar, Vlora nuk ka gjetur qetësi edhe në mbrëmje. Në fshatin Vranisht rreth orës 18:40 është qëlluar me armë zjarri një person ku për pasojë ka mbetur i plagosur pranë shtëpisë së tij.
Policia bën të ditur se i plagosuri është 40-vjeçari Roland Shkurti, banues në fshatin Vranisht, i cili ka marrë një plagë në këmbë dhe është transportuar me urgjencë në drejtim të spitalit rajonal të Vlorës. Nuk dihet ende identiteti i autorit të plagosjes, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Informacion paraprak
Më datë 01.10.2017, rreth orës 18:40, Salla Operative e Himarës është njoftuar nga një telefonate se në fshatin Vranisht, Himarë një shtetas është plagosur me armë zjarri.
Shtetasi është R.Sh., rreth 40 vjeç, banues në fshatin Vranisht.
Shtetasi i plagosur është jashtë rrezikut për jetën dhe po transportohet në Spitalin Rajonal Vlorë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Nga policia po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.