Opinionisti Shpëtim Nazarko, i ftuar në studion e emisionit “Argument”, me gazetarin Enio Civici, përmes një analize referuar disa çështjeve jetike për vendin, ka trumbetuar se klasa politike dhe shtypi ka vdekur. Sipas tij, çdo popull meriton qeverinë që ka dhe brenda kësaj shoqërie është edhe një segment më i gjerë.
Nazarko deklaroi se në Shqipëri ka mbaruar një cikël politik, duke përmbledhur gjykatësit, prokurorët, gazetarët, etj, ku e shikojmë të reflektuar, pasi kanë fatin e shoqërisë. Duke qëndruar në të njëjtën linjë, ai nënvizoi ndër të tjera se ka një revolucion kohor që i ngordh dhe i kalb. Ai solli rastin kur klasa politike kalbet, përqeshet për vendin.
“Kjo klasë gjendet e rrethuar dhe në një vdekje klinike. Vjen ky proces. Është duke vdekur klinikisht, pasi kopjon në mënyrë të shëmtuar. Kjo histori nuk mund të vazhdojë më kështu. Revolucioni kohor bën të vetën. Kandidatët e Vettingut përfaqësojnë mesataren e klasës së gjykatësve”, tha ai.
“Thelbi është ky, që nëpërmjet kësaj do shihet sesi dekompozohet një klasë politike, sistemi i shtypit, etj.
Nëse do kemi fat të mirë, një pjesë e inteligjencës do ta kalojë shpejt dramën”.
Shpëtim Nazarko teksa foli për “vdekje” të klasës politike, dha edhe lajme pozitive.
Ai u shpreh se ne “jemi një vend i hapur dhe se inteligjenca do e marrë vendin”.
I pyetur sesi e sheh këtë proces Vettingu, ai nënvizoi se “vettingu drejtohet nga BE dhe nga Amerika dhe jo për arsye drejtësie, por konflikt interesi që e shtyn shoqërinë përpara”.
Për të, ne do të pozicionohemi edhe për shkak të pozicionit gjeografik.
“Programet që shpesh tallemi që po hap një fushë të caktuar disa marrëdhenie, por për shkak të pozicionit gjeografik do pozicionohesh”.
Një indikator tjetër është edhe sistemi ekonomik.
“Prishen marrëdhenie të caktuara. Kjo forcë politike mbahet me dhunë, sepse e mban sistemi ekonomik. Nga një anë është revolucioni kohor, ku qytetarët e kuptojnë nga se qeverisen dhe nga ana tjetër, Evropa do ta shfrytëzojë pozicionin gjeografik”, tha ai.
Nazarko citoi më tej se pas 4 ose një periudhe 5-vjeçare është edhe mbyllja e këtij cikli politik.
“Mbas 4 ose një 5-vjeçari është mbyllja e këtij cikli politik dhe unë shpresoj të kalojë sa më lehtë”, përfundoi ai.