Policia bashkiake ka nisur një aksion në rrugët e Tiranës për lirimin e hapësirave publike.
Goma e inerte të tjera pa fund nëpër trotuare dhe rrugë, hekura e platforma të ndryshme të salduara për të zënë një vend parkimi, u pastruan nga punonjësit e bashkisë në terren.
Aksioni sot u zhvillua në Rr: “Shyqyri Ishmi” në Njësinë Administrative Nr.2, ku gjejmë dhe një pjesë të atij fenomeni që është trashëguar thuajse në gjithë Tiranën. /a.m.