Pas videos skandaloze lidhur me prodhimin e pijeve ne Shkoder dhe alarmin se cfare po konsumojme, në kuadër të Plan-Operacionit “Vjeshtë 2017” sekuestrohen 2300 m2 pasuri e paluajtshme dhe 4 automjete dhe biznesi “Briland” shpk. Pak dite me pare u arrestuan 8 persona dhe u shpalln ne kerkim administratori i firmes. Reagimi i policise erdhi pas publikimit te videos në emisionin investigativ “STOP”, ku shfaqen ambientet e një fabrike të prodhimit të pijeve të ndryshme.
Sot, strukturat e Seksionit Kundër Krimit Ekonomiko-Financiar në D.V.P Shkodër në kuadër të Plan-Operacionit “Vjeshtë 2017” bënë ekzekutimin e urdhërit të Prokurorit, në zbatim të Vendimit nr. 826 të Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për:
-Sekuestrimin e aktivitetit tregtar të subjektit “Briland”shpk, me administator Xhavit Kasemi.
-Pasurinë e paluajtshme 2 godina nga 1000 m2, në lagjen “Ajasëm”, Shkodër
-Për pasuri të luajtshme, produkte të prodhimit nga “Briland”shpk, që ndodhen brenda godinave së lartëpërmendura
-Për pasuri të paluajtshme, magazinë, në përdorim të subjektit Briland”shpk 300 m2, në lagjen “Liria”, Shkodër
– 4 automjete në përdorim të subjektit Briland”shpk si më poshtë:
Automjeti tip Mercedes Benz me targë AA237OL,
Automjeti tip Wolksvagen me targë SH6014E,
Automjeti tip Ford me targë SH1642E,
Automjeti tip Mercedes Benz me targë AA482AN
a.ç