E mitura rrihet nga prindërit pasi refuzoi të martohej me 78-vjeçarin
Pavarësisht nga ligjet që ndalojnë fëmijën dhe martesat e detyruara në Ugandë, praktika ende është e shfrenuar në Karamoja (rajon në Uganda të Afrikës Lindore), Amudat, Nakasongola dhe Napak, rajone këto shumë të goditura nga ky fenomen.
Kjo u bë e njohur gjatë një takimi me liderët e Karamoja-s, se si të ndalohet kjo praktikë, ku sipas të cilëve rreth 20 raste në javë raportohen për martesa të detyruara në moshë të mitur.
Prindërit në Karamoja ende kanë një sjellje negative sa i përket edukimit të vajzave duke i detyruar ato që të martohen në mënyrë që ata mund të marrin prej tyre para dhe të bëjnë ferma të kafshëve.