Gerard Pique mund të largohet nga Barcelona për të provuar diçka të re në karrierë.
Mbrojtësi spanjoll është vënë në radarin e klubeve të mëdha italiane, Juventus dhe Inter.
Pique ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2019, por tashmë brenda klubit katalan është krijuar një ndjenjë se ai po kalon sezonin e fundit në ‘Camp Nou’.
30 vjeçari në karrierën e tij, ka veshur edhe fanellat e Zaragozas në La Liga, dhe Manchester United në Premierligë, përgatiti ”Lajmi.net”. (b.an)