Kryetari i PD Lulzim Basha ka komentuar për herë të parë daljen në publik të debateve AUDIO në mbledhjen e kryesisë së forcës që ai drejton.
Publikimin e debateve ai e ka cilësuar një vendim të padenjë, por shtoi se nuk ka ndërmend të hetojë për personin që ka kryer këtë sabotim siç e quajti Basha.
Ai tha se gjithsesi se këto lloj aktesh në të ardhmen do të kenë efekt të kundërt, atë të forcimit të PD ndryshe nga sa mendohet.
“Përgjimi është atentat ndaj kësaj (mendimit së lirë). Nuk do ketë efekt, Kam besim tek demokratët se s’do të kenë një stepje. Është akt kundër shpirtit të konsulencës për të folur lirshëm, të jesh vetvetja për ata që të kanë besuar. Ndaj me këtë kultin është një akt i padenjë. Skam aspak kuriozitet ta mësoj. Mendoj se akte të tilla…ne jemi në një proces të rishqyrtimit të statusit. Skam ndërmend të hetojë, po ta them hapur. Virozat aq sa të bëjnë dëm për një moment, të forcojnë. Ka pasur edhe raste më parë, në pushtet dhe opozitë. Është diçka e dënueshme, e turpshme. Autori ishte i qartë, skam ndërmend të bëjë gjueti shtrigash. Kemi një qëndrim unanim që e dënon këtë. Kjo ka rëndësi më shumë sesa ngjarja që ndodhi”, deklaroi Basha në studion e emisionit “Studio e Hapur” në News 24./a.m.