Alternativa për Gjermaninë kapërceu deri edhe parashikimet me marrjen e 13% të votave, që e çuan për herë të parë Partinë Nacionaliste në Bundestag, ku duket se do të jetë forca e tretë më e madhe.
Por pavarësisht rezultatit që është cilësuar si historik, liderja e AFD, Frauke Petry deklaroi se nuk do të ulet në Bundestag me partinë e saj.
Frauke Petry njoftoi në një konferencë shtypi se “pas një diskutimi të gjatë”, ajo nuk do të bashkohet me grupin e ri të partisë. Më pas, ajo u largua nga konferenca për shtyp, duke lënë kolegët e saj të habitur.
Sipas mediave gjermane , bashkëkryetari i partisë Jörg Meuthen tha se ai “nuk kishte pasur njohuri” paraprakisht për vendimin e Petry , të cilin e quajti “një bombë”.
Petry tha “pas një periudhe të gjatë meditimi” ajo nuk do të bashkohej me partinë në Bundestag dhe në vend të kësaj do të shërbejë si deputete e pavarur për zonën e saj në Saksoni.
Petry ka studiuar për kimi ndoshta e vetmja pikë e përbashkët me kancelaren Merkel. Politikania ka 4 fëmijë nga martesa e saj e parë me një pastor evangjelist.
Ndërsa sot ajo është e martuar me një drejtues lokal të partisë. 41 vjecarja pëlqen t’i bjerë organos e të drejtojë kore. Në të shkuarën ajo është marrë me biznes dikur ka patur në pronësi një shoqëri të vogël në sektorin e kimisë, por më pas falimentoi.
Nga korriku 2015 Petry është vënë në krye të partisë Alternativa për Gjermaninë e cilësuar si një parti kundra emigrantëve . Ajo arriti të fitonte udhëheqjen përballë themeluesit të partisë Lucke./javanews
a.ç