Ka nderruar jete burri qe u hodh nga lartësia këtë të hënë në qytetin e Korçës. Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “1 Maji”, ku një 65-vjecar është hedhur nga shkallët e brendshme të pallatit nr 4.
Pas pas ngjarjes, burime nga spitali bene me dije se ai nderroi jete, duke mos i mbijetuar dot plageve.
Informacioni paraprak nga Policia e Korçës:
Më datë 25.09.2017, jemi njoftuar se në lagjen nr 15 në Korçë, rruga “10 korriku” dyshohet se është hedhur nga shkallët e brendshme të pallatit nr 4, shtetasi P.N, rreth 65 vjeç.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Ambulanca.
Shtetasi u transportua për mjekim në Spitalin e Korçës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.