Shkencëtarët kanë krijuar një antitrup që sulmon 99% të virusit HIV dhe mund të parandalojë infeksionin në sisar, thuhet në studimin e publikuar në revistën “Science”.
Antitrupi është krijuar ashtu që sulmon tri elementë të virusit, gjë që e vështirëson HIV-in për të mbijetuar.
Hulumtimi është bërë në bashkëpunim të Institutit Kombëtar Amerikan të Shëndetësisë dhe kompanisë farmaceutike “Sanofi”, transmeton Ksp.
Testimi në njerëz do të fillojë vitin e ardhshëm. Trupi ynë nuk mund të luftojë me HIV-in për shkak të aftësive të pabesueshme të virusit për të pësuar ndryshime të formës. (b.an)