Tani që plazhet e Jugut janë gati bosh dhe qytetarët e atyre zonave po shijojnë ditët me diell, një fenomen i pazakontë “po trondit” ditët e tyre të qeta.
Fotoreporterja e Shqiptarja.com, me pseudonimin “Lushi”, ka siguruar imazhet.
Asgjë të keqe nuk ka, por sensibiliteti për këto të pamjet të pazakonta, zakonet e një vendi, tradita e një plazhi për familje, vazhdon të habisë të vogël e të madh. Himariotët janë “pozicionuar” mirë në bregdet për të fokusuar atë që po ndodh.
Shpresojmë dhe urojmë që çdo gjë të mbetet vetëm me kaq, edhe pse sipas “informacioneve tona të rezervuara” dikush po bëhet gati dhe po merr guximin t’i informojë turistet e huaja se nuk bën vërtet shumë vapë në këto ditë shtatori në Himarë.