Arben Imami një ndër kritikët më të ashpër të Lulzim Bashës është përplasur dhe ka hedhur akuza mbrëmjen e djeshme në mbledhjen e kryesisë së PD-së.
SYRI.net ka mundur që të sigurojë edhe audion ku Imami akuzon Bashën. Gjithashtu edhe Basha i është përgjigjur Imamit.
“Po ta them hapur që analiza nuk të shpëton nga përgjegjësitë që ke për atë që i ke bërë kësaj partisë. Ke pasur shumë mundësi në krye të kësaj partie. Ndoshta më shumë se të gjithë. Ndaj në gjykimin tim, prova jote finale janë zgjedhjet e vitit 2019. Nëse i humb edhe ato, nuk duhet të presësh gjykimin tonë, por të largohesh vetë”, i është drejtuar Imami Bashës.
Për më shumë ju ftojmë të dëgjoni vetë përplasjen:
/a.m.