Tre algjerianë janë arrestuar nga Policia e Gjirokastrës pasi kanë tentuar që të vjedhin një banesë në fshatin Terihat të Dropullit.
Ata janë 18-vjeçari me iniciale K.A, N.B 27 vjeç dhe S.SH 24 vjeç.
Sipas policisë, të rinjtë nga Algjeria tentuan të vidhnin banesën e qytetarit J.R në Terihat, por u kapën në flagrancë nga uniformat blu.
Ata janë arrestuar dhe materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Gjirokastrës.
a.ç