Real Madrid pavarësisht se ka fituar dy tituj në fillim të këtij edicioni, po ka probleme në La Liga. Skuadra e Real Madridit ka barazuar dy herë dhe është mposhtur një herë në tre ndeshjet e zhvilluara këtë sezon në La Liga.
E përditshmja spanjolle Marca beson se janë pesë faktorë në dështimin e Realit në ndeshjet e zhvilluara në Bernabeu.
Këto janë pesë arsyet:
Mungesa e golit – problemi kryesor i Real Madridit këtë sezon janë mungesa e golave, pasi në pesë ndeshje në La Liga ka shënuar vetëm nëntë gola
Besimi i tepruar – Real Madrid në tre ndeshjet e para fitoi dy tituj, Superkupën e Evropës ndaj Manchester Unitedit dhe Superkupën e Spanjës ndaj Barcelonës, skuadër të cilën e mposhti në dy ndeshje. Ky vetëbesim i tepruar po ndikon edhe në paraqitjet e skuadrës
Pezullimi i Ronaldos – Sulmuesi portugez sezonin e kaluar ishte lojtari kryesor i Realit, por pezullimi me pesë ndeshje ka ndikuar edhe në paraqitjen e skuadrës. Kthimi pas pesë ndeshjeve nuk ishte i suksesshëm, pasi dështoi të shënonte në humbjen 1:0 ndaj Betisit
Vendimet e gjyqtarëve – Real Madrid këtë sezon është dënuar shumë nga vendimet e dyshimta të gjyqtarëve. Në pesë ndeshje tre kapitenët e Realit, Ronaldo, Ramos dhe Marcelo u ndëshkuan me kartonë të kuq. Dy të parët ishin të pamerituar, ndërsa i Marcelos ishte i merituar
Lëndimet – Përveç rezultateve jo të mira në La Liga, Reali ka pasur shumë probleme edhe më lëndimet e lojtarëve. Lojtarët e lënduar në fillim të këtij sezoni janë Marcelo, Vallejo, Theo, Kovacic, Kroos dhe Varane, përgatiti Express. (b.an)