Liliane Bettencourt, trashëgimtarja e perandorisë franceze L’Oreal dhe gruaja më e pasur në botë, vdiq në moshën 94 vjeçare, duke lënë pas një perandori të kozmetikës.
Liliane Bettencourt vdiq mbrëmjen e sotme në shtëpinë e saj, ndërsa do të mbushte 95 vite më 21 tetor.
“Mamaja ime u largua në paqe”, shkruan vajza e saj e vetme, Françoise Bettencourt Meyers në një komunikatë të publikuar të enjten.
Në krye të një pasurime që vlerësohet rreth 40 miliardë dollarë nga revista “Forbes” në vitin 2017, Liliane Bettencourt renditej e 14-ta në listën e personave më të pasur.
Ajo ishte gjithashtu francezja e dytë më e pasur duke ardhur pas manjatit të luksit dhe pronar i LVMH-së, kompania më e madhe në botë e produkteve të luksit, Bernard Arnault.