Pas 4 oresh ka përfunduar mbledhja e PD-së, ku në një dalje për media kreu i kësaj force Lulzim Basha është shprehur se gjatë mbledhjes ka pasur dhe debat dhe dialog. Nga ana tjeter kryedemoktari u eshte pergjigjur dhe demokrateve te cilet kane kerkua ngritjen e fraksioneve brenda PD.
“Sa kohë të jem unë në krye të PD nuk do të ketë fraksione, por do të këtë hapësirë për këdo demokrat qe te punoje për qëllimin e përbashkët. është qellim kombëtar për te çliruar vendin nga zgjedha e krimit”, tha Basha.
Ndersa i pyetur se si do te behet bashkimi i demikrateve ai eshte pergjigjur se “Do behet rreth vlerave si shqiptare dhe evropiane”.
Tensionet në Kryesinë e PD, zbardhet fjala e Bashës në mbledhje
Mbledhja e sotme e Kryesise se PD eshte shoqeruar me tensione. Panorama” zbardh edhe fjalen e kreut te PD Lulzim Basha para anetareve te Kryesise, pas incidentit qe ndodhi mes Jemin Gjanës dhe Valbona Mezinit.
“Pergjegjesine time e mbaj, dhe e kam mbajtur para gjithe anetaresise se PD. Sulmet ndaj njeri tjetrit i sherbejne vetem Edi Rames. Dolem nga nje lufte, nuk ishin zgjedhje por lufte, duhet te bashkohemi per betejat e ardhshme. Ndryshimet statutore per vitalizimin, reformimin, demokratizimin e partise. Rritja e rolit te anetaresise. Cdo sulm pa fakte, me hamendesime ndaj PD dhe lidershipit, nje sherbim qe me vetedije qe i behet Edi Rames”
Me tej Basha eshte shprehur se “Qellimi i analizes eshte perbashkimi. Ned duhet te ndertojme pergjigjen per skemen dhe infrastrukturen e blerjes se votes dhe shantazhimit. Ta identifikojme infrastrukturen e tyre emer per emer, kudo ne cdo zone. Nga zgjedhjet u lenduan shume vete, shume nga ne ketu, por mos te harrojme se traumen me te madhe sot e vuan vendi dhe qytetaret”.
ma.me