Do të jenë 8 vëzhgues afatgjatë të përcaktuar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit që do të shoqërojnë dhe monitorojnë procesin e Vettingut në drejtësi. Kjo është bërë e ditur nga Zyra e Bashkimit Europian përmes një njoftimi për mediat në faqen zyrtare, e cila ka treguar edhe emrat e vëzhguesve. Sipas këtij njoftimi, ekipi do të jetë i përbërë nga 7 vëzhgues që vijnë nga sistemet gjyqësore të vendeve të BE dhe një nga ai i Bashkimit Europian.Ata pritet të vendosen në Tiranë brenda javëve në vijim, së bashku me stafin e tyre mbështetës. Ky ekip do të asistojë ONM-në në procesin e Vettingut, përmes monitorimit të procesit, aq shumë të kërkuar nga Bashkimi Europian.Në këtë mënyrë, Vettingu merr formë ndërsa reforma në Drejtësi duket tashmë jo vetëm e pandalshme por edhe nën kontrollin dhe monitorimin e drejtpërdrejtë të ndërkombëtarëve.
Më poshtë është edhe profili i secilit prej anëtarëve:
Theo Jacobs aktualisht është prokuror në Gjykatën e Apelit të Brukselit. Së fundmi ka përfunduar detyrën e tij në krye të Zyrës Qendrore për Konfiskim dhe Sekuestrim. Ai bën pjesë në sistemin gjyqësor të vendit të tij prej vitit 1982, duke mbuluar pozicione të ndryshme.Jacobs nuk është i panjohur për shqiptarët, pasi ka shërbyer edhe në Kosovë si kryeprokuror i misionit të EULEX dhe si anëtar i ekipit europian të Drejtësisë në këtë vend.
Ferdinando Buatier de Mongeot aktualisht një gjykatës i çështjeve kriminale në Gjykatën e Komos në Itali. Teksa De Mongeot ka kontribuar edhe si gjykatës ndërkombëtar në Gjykatën e Shkallës së Parë për Eulex në Kosovë, si edhe ka qenë këshilltar për Zyrën e Prokurorisë në Maqedoni.
Elka Ermenkova prej Janarit të vitit 2012 është gjykatëse ndërkombëtare në Gjykatën e Lartë në Kosovë dhe është njëkohësisht anëtare e Panelit të rishikimit të të Drejtave Njerëzore për Misionin e Eulex në Kosovë. Zonja Ermenekova ka shërbyer si gjykatëse në Bullgari nga vitin 1998, ndërsa mes viteve 2008 dhe 2011 është angazhuar me operacionet e menaxhimit të krizave civile në Bosnje, Palestinë, Kosovë, etj.
Branko Hrvatin sapo ka përfunduar mandatin e tij 12-vjeçar si President i Gjykatës së Lartë në Kroaci. Ndër vite ai ka shërbyer si nënkryetar i Këshillit të Drejtësisë në këtë vend dhe si president i Komisionit të Zgjedhjeve Shtetërore. Në vitin 2014 ai u zgjodh zëvendëspresident i Rrjetit të Presidentëve të Gjykatave të Larta të BE.
Hans Kijlstra është një gjyqtar në Gjykatën e Rrethit në Amsterdam prej vitit 2002. Ai është aktualisht kryetar i dhomës së ekstradimeve dhe Mandateve Europiane të Arrestit.
Mia Roessingh-Bakels eksperte në çështjet që lidhin gjyqësorin me median dhe me shumë gjasa do të ushtrojë detyra të ngjashme gjatë procesit të vettingut.
Marie Tuma gjykatëse e çështjeve kriminale brenda misionit të sundimit të ligjit EULEX në Kosovë. Para kësaj detyre, ajo ka qenë drejtoresha e Institutit Raoul Ëallenberg në Suedi, ku ka manaxhuar organizata ndërkombëtare të të drejtave njerëzore. Tuma ka asistuar edhe në Gjykatën e Bosnje-Hercegovinës, si një gjykatëse për krime lufte.
John S. Leonardo, i vetmi anëtar i ekipit nga Shtetet e Bashkuara është emëruar në vitin 2012 nga Presidenti dhe konfirmuar nga Senati për të shërbyer si Avokat i SHBA në Arizona. Deri në vitin 2017 ai ka shërbyer si prokuror federal, ndërsa nga viti 1993 deri në 2012 ka ushtruar funksionin e gjyqtarit të Gjykatës së Kontesë Pima në Arizona./Tiranapost
ma.me