Policia londineze është vënë në kërkim të ‘bombarduesit me kovë’ i cili u përpoq të hidhte në erë sot një metro të stacionit ‘Parsons Green’, duke shkaktuar 22 të plagosur, mes tyre dhe një djalë 10 vjeç. “Daily Mail” shkruan se forcat antiterror janë duke kërkuar terroristin, i cili thuhet se është i armatosur me thikë, por dyshohet që mund të ketë lënë mjete të tjera shpërthyese në këtë zone.
Pajisja e papërpunuar në mënyrë artizanale, nëse do të arrite të shpërthente siç duhej do të kishte shkaktuar dhjetra të vrarë. Ekperët pohuan se bomba ishte ndërtuar me një qese plastike me në brendësi një kove të bardhë dhe me disa drita si ato të zbukurimeve për Krishtlindje, lloj siguresash që postojnë terroristët e ISIS në faqen e tyre online.
Burimet e sigurisë thanë mes të tjerash se terroristi kishte një orë me zile, ndërsa pasi la kovën brenda trenit, iku para se të shpërthente. Një oficer në vendin e ngjarjes i tha ‘MailOnline’ se: ‘Ne besojmë që ka dhe një bombë të dytë dhe një njeri që lëviz lirshëm me thikë’. Ndërkohë, kryetari i Bashkisë së Londrës, Sadiq Khan u kërkoi londinezëve të tregojnë vigjilencë.
a.ç