Kryetari i PD Lulzim Basha është duke zhvilluar në këto momente një drekë punë me ambasadorim amerikan në Tiranë, Donald Lu. Takmi po zhvillohet në një nga lokalet në ish- bllok në kryeqytet.
Kreu i PD pak më herët mbajti fjalimin e tij të parë në parlament pas 6 vitesh dhe më pas ishte i pranishëm në homazhet e zhvilluara në nder të Azem Hajdarit, për 19-vjetorin e vdekjes së tij. Basha, nga foltorja e Kuvendit u shpreh se marrëveshja e tij me Ramën e arritur më 18 maj, përfundoi me zgjedhjet e 25 qershorit. Teksa u shpreh se “thelbi i marrëveshjes së 18 majit ishin zgjedhjet e lira dhe të ndershme”, Basha tha se “Ndaj dhe zgjedhjet e 25 qershorit shënuan edhe vdekjen e kësaj marrëveshjeje”.
ma.me