Putin mbështet vendosjen e forcave të OKB-së në Ukrainë.Presidenti rus, Vladimir Putin mbështeti një vendosje të një force të OKB-së për mbrojtjen e vëzhguesve të OSBE-së në të gjithë lindjen rebele të Ukrainës.
“Një vendosje e tillë mund të ndodhë jo vetëm në linjën e demarkacionit pas tërheqjes së forcave dhe materialit ushtarak nga dy kampet, por gjithashtu dhe në vendet e tjera ku vëzhguesit e OSBE-së kryejnë inspektimet e tyre”, deklaroi presidenti rus në një bisedë telefonike me kancelaren gjermane, AngelaMerkel, sipas një komunikate të Kremlinit.
Javën e kaluar, presidenti rus u shpreh për herë të parë në mbështetje të vendosjes së Kaskave Blu për të garantuar sigurinë e vëzhguesve të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë në lindje të Ukrainës, një kërkesë e Kievit, përfshirë që prej tre vjetësh në një konflikt mes ushtrisë ukrainase dje separatistëve prorusë, përgatiti Blic. (b.an)