Javën që shkoi, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me ftesë të Frederika Mogherinit, ka takuar në Bruksel presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, për t’i koordinuar veprimet e mëtutjeshme në kuadër të dialogut ndërshtetëror.
Profesori i shkencave politike, Arben Çirezi, deklaron se dialogu i deritanishëm ka qenë në funksion të rregullimit të brendshëm të komunitetit serb dhe jo në funksion të kërkesave të palës kosovare.Prandaj, sipas tij, tash e tutje duhet të analizohet përmbajtja dhe qëllimi i këtij dialogu.
Në anën tjetër, analisti politik, Haki Abazi mendon se dialogu në nivel presidentësh, krejt në mënyrë jo transparente është bartur prej kryeministrit tek presidenti, pa u realizuar fare asnjë debat mes spektrit politik.
Involvimin e mundshëm të shteteve me peshë, si Amerika dhe Gjermania në këtë dialog, analisten e shohin si të frytshëm, por jo gjithmonë të efektshëm, përgatiti ”Tribuna Channel”. (b.an)