Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i ka dalë në krah Gramoz Ruçit, kryetarit të ri të Kuvendit.
Ky i fundit është sulmuar nga opozita se ka lidhje me komunizmin dhe krimet në atë kohë, por Manjani thotë se kjo është e pavërtetë.
Deklaratat Manjani i beri te “Studio e Hapur” e Eni Vasilit ne “News24”.
“Gramoz Ruçi ka një CV të pastër. Nuk ka bërë asnjë veprim që në atë kohë t’i ketë vrarë ndokënd. I vetmja gjë që është përfolur ai është ngjarjet e prillit të vitit 1991 kur ishte në Ministrinë e Rendit. Por edhe në atë kohë nuk u provua. Ata që e sulmojnë sot kanë bërë ligje me të dhe janë ulur në krah të tij gjithë këta vjet. Është e pandershme ta sulmosh”, tha Manjani./a.m.