Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka folur për herë të parë mbi arsyet se përse LSI nuk votoi Gramoz Ruçin në krye të parlamentit dhe disa prapaskena të panjohura.
E ftuar në “5 pyetje nga Babaramo”, kryetarja e LSI-së është shprehur se shumë socialistë, të njohur të Ramës apo të vetë asaj, i kanë kërkuar deputetëve të LSI-së që të votojnë Gramoz Ruçin. Madje Kryemadhi është shprehur se vetë ministri Arben Ahmetaj i ka kërkuar asaj që të votojë Ruçin në krye të kuvendit.
Por, shprehet Monika Kryemadhi, një politikan arrin të ndajë emocionet nga detyra e saj, duke bërë analogji në këtë mënyrë:
Qëndrimet tona politike nuk kanë të bëjnë me qëndrimet tona personale. Mendoj që rrjedhja e votave është më shumë një lojë, pasi edhe drejt grupit të LSI-së ka patur kërkesa apo edhe shantazhe e presione për të votuar.
Ajo ndodh në mënyrë shoqërore, që vjen, luajn skena nga më të ndryshmet, fjalime, komentime…kjo nuk është një çështje që nuk na përket ne.
Unë diskutova me zotin Ahmetaj dhe më tha pse nuk voton me Gramoz Ruçin… do të ishte e njëjta gjë sikur unë psh t’i thoja Ahmetajt se përse ai nuk do të votonte bie fjala Luan Ramën nëse ai do të kandidonte për kryetar kuvendi.
Monika Kryemadhi është shprehur se deputetët e LSI-së kanë bërë një mbledhje në lidhje me qëndrimin që do të mbanin në lidhje me votimin ose jo të Ruçit. Kryetarja e LSI-së ka theksuar njërën ndër arsyet se përse votuan kundër Ruçit… sipas Kryemadhit, ishte mëse e ditur që “loja” pas votimit nga ana e PS-së, do të ishte e “pisët”.
“Ne e diskutuam, bëmë një brainstorm dhe u morën në kosideratë argumentat ligjorë, politikë, mediatikë e të tjerë dhe u mor vendimi për të mos votuar Gramoz Ruçin.
Ne të gjithë e dinim që loja do të ishte shumë e pisët pas përfundimit të rezultatit.”-tha Kryemadhi./a.m.