Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur në orët e mbrëmjes në Tiranë. Një person është plagosur me armë zjarri në zonën e “Pazarit të Ri”. Ngjarja ka përhapur panik pasi ka ndodhur në një zonë mjaft të rrahur nga kalimtarët.
Policia raporton se në këtë ngjarje u plagos shtetasi Pëllumb Gjoka, biznesmen i njohur. Policia arrestoi pak pas ngjarjes autorin e krimit, shtetasin K.M. 40-vjeç. Nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarjeje.
Njoftimi:
Informacion paraprak.
Më datë 11.09.2017, rreth orës 21 :00 në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur telefonatë për plagosje me armë zjarri tek “Pazari i Ri”.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga hetimet paraprake ka rezultuar se :
Shtetasi P.Gj., pas një konflikti është qëlluar në pjesën e këmbës me armë zjarri nga shtetasi K.M., 40 vjeç, banues në Tiranë.
Shtetasi i dëmtuar është transportuar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Autori i plagosjes, shtetasi K.M., 40 vjeç është arrestuar nga policia dhe është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.
Po punohet për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të ngjarjes.
/a.m.