Katër turistë janë bllokuar në një varkë në Sarandë, për shkak të motit të keq, që ka trazuar së tepërmi detin. Turistët e bllokuar kanë kërkuar ndihmë, teksa rrezikojnë jetën mes dallgëve të detit, që arrijnë në 5 ballë.
Policia Kufitare dhe rojet bregdetare janë nisur për operacionin e shpëtimit. Ndërkohë, nuk ka ende të dhëna për shtetësinë e turistëve të blokuar, si dhe varkën me të cilën kanë dalë në det. Mësohet se kanë qenë vetë turistët, që kanë telefonuar për ndihmë në numrin 112 pranë Policisë së Shtetit.
ma.me