Edhe zyrtarisht është shtyrë ndeshja ndërmjet Lazios dhe Milanos për shkak të motit të ligë që po mbretëron në Romë, raporton Football Italia.
Ndeshja duhej të fillonte në ora 15:00 në “Stadio Olimpico”, por është shtyrë për shkak të reshurave të mëdha, transmeton Koha.net.
Të reshurat e mëdha dhe erërat e fuqishme kanë shkaktuar probleme të mëdha në kryeqytetin italian, përfshirë ndërprerjet e energjisë elektrike, rrugët e bllokuara dhe pezullimin e shërbimeve në metro.
Moti i keq kishte shtyrë edhe ndeshjen Sampdoria – Roma, përderisa rrezikon të suspendohet edhe ndeshja ndërmjet Udineses e Genoas. (b.an)