Autoritetet gjermane vlerësojnë se grupi Shteti Islamik (ISIS) posedon më shumë se 11 100 pasaporta siriane autentike që mund të përdoren, sipas të përditshmes gjermane “Bild am Sonntag”.
“Hetuesit kanë krijuar një listë numrash serie të këtyre pasaportave autentike dhe të autoriteteve që i kanë nxjerrë”, thekson e përditshmja, duke cituar dokumenta konfidenciale të policisë federale dhe të ministrisë së Punëve të Brendshme.
Pasaportat e vjedhura janë dokumenta origjinale që ende nuk kanë emrat e personave që do i përdorin, që i shndërron ato në produkte perfekte të falsifikuesve.
Gjithësej, shërbimet gjermane të sigurisë vlerësojnë se 18 002 pasaporta siriane autentike janë vjedhur nga faqja e qeverisë siriane, mes të cilave mijëra prej tyre mbahen edhe nga grupe të tjera përveç ISIS-it./b.d