Violinisti shqiptar i Filarmonisë Vjenës, Shkëlzen Doli, do të sjellë në sheshin “Skënderbej” një show muzikor unik duke e kthyer Tiranën në një nga destinacionet turistike në 23 shtator. Koncerti ka një program të pasur artistik duke u bazuar kryesisht në muzikën e gjithë trevave shqiptare. Por nuk do të mungojnë edhe perlat e muzikës botërore si ajo kalabreze, vals, tango, flamengo. Shkëlzen Doli me projektin e tij “Albanian Soul” synon të bëjë promovimin më të madh të muzikës shqiptare jashtë kufijve. Eventi i datës 23 shtator pritet të jetë dhe një nga eventet më të mëdha të organizuara në Tiranë.
Muzika e përzgjedhur dhe show nga maestro Doli është ideuar të jetë për të gjithë grupmoshat dhe të gjithë artdashësit. Pjesë e orkestrës do të jenë edhe instrumentistë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Vjena. Do të ketë dhe disa te ftuar specialë gjatë mbrëmjes.
Show të ngjashëm muzikorë realizohen prej 1 dekade edhe nga violinisti Andre Rieu në qytezën e tij në Maastricht në Hollandë, ku prej 6 vitesh kërkesat për të qenë në eventin e Rieu kanë kaluar pritshmëritë duke thyer dhe rekord botëror. Biletat e eventit janë në treg në të gjithë Shqipërinë, si dhe në Kosovë dhe Maqedoni si dhe online në www.myticket.al
ma.me