Policia italiane ka dhënë detaje të reja lidhur me sasinë rekord të kapur ditën e djeshme.
Siç bëhet e ditur, droga e sekuestruar prej 4.3 tonësh, kapte një vlerë rreth 100 milion euro. Edhe pse në fillim u fol se droga kishte një vlerë prej rreth 40 milion eurosh, policia italiane sqaron se pas analizave në laborator, u zbulua se ajo ishte e një cilësie të lartë, gjë që ia rrit shumë vlerën.
Droga po transportohej në një Jaht, ku brenda të cilës ndodheshin tre shqiptarë me inicialet M. F., 54 vjeç, V. E., 28 vjeç dhe M. E., 26 vjeç.
Pas një ndjekje, është bërë e mundur që të bllokohet edhe jahti ku janë gjetur 4.3 ton kanabis me vlerë prej 100 milionë eurosh, ndërsa ditën e sotme mediat italian kanë nxjerrë edhe fotot e të arrestuarve.
/a.m.