Një Këshilltar i Lartë i grupit parlamentar CDU-CSU, në Bundestag, pati një bashkëbisedim me deputetët e Partisë Demokratike në lidhje me mbështetjen për strategjinë dhe aksionin e PD përballë qeverisjes dhe për rrugën e ardhjes në pushtet.
“Partia Kristian Demokrate gjermane dhe Fondacioni Konrad Adenauer jane deklaruar ne mbeshtetje te plote per Partinë Demokratike dhe aksionin e saj opozitar”, thuhet në njoftimn e PD.
“Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehu mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer të CDU në cdo drejtim dhe tha se PD do të angazhohet për ta thelluar bashkëpunimin në cdo drejtim”- njofton PD.
Në prioritetet kryesore të Partisë Demokratike, renditet reforma e plotë zgjedhore që do të bëjë të mundur garantimin e votës së lirë e të ndershme, asgjesimin e shitblerjes së votës, dhe dhënies fund një herë e mirë të manipulimit të vullnetit të qytetarëve.
Basha theksoi se krahas betejës së përditshme kundër keqqeverisjes, krimit dhe drogës, Partia Demokratike do të konsolidojë alternativën e saj qeverisëse me mbështetjen dhe bashkëpunimin e ngushtë me partitë simotra europiane, e në vecanti me CDU./a.m.