Miliaraderi nga Teksasi i SHBA-ve, Tilman Fertita ka blerë ekipin amerikan të basketbollit Houston Rockets për një shumë rekord prej 2.2 miliardë dollarë, bëri të ditur liga më e fortë amerikane e basketbollit NBA.“Unë jam me të vërtetë i nderuar që jam zgjedhur si pronar tjetër i Houston Rockets”, tha Fertitta në një deklaratë.
“Kjo është një ëndërr e përjetshme”, shtoi ai, shkruan AA.Rekordi i mëparshëm i përkiste Los Angeles Clippers, i cili u ble nga miliarderi Steve Ballmer në vitin 2014 për 2 miliardë dollarë.
Pronari i Rockets-ave, Les Alexander njoftoi synimin e tij për të shitur klubin në korrik. Aleksander bleu Rockets në vitin 1993 për 85 milionë dollarë.
Revista “Forbs” në muajin shkurt e pati vlerësuar klubin në 1.65 miliardë dollarë, duke u renditur në vendin e tetë në mesin e ekipeve të NBA-së.Rockets u eliminuan nga play-off-i i NBA-së në gjysmëfinalen e konferencave të Perëndimit në muajin maj. (b.an)