Një 31- vjeçar shqiptar është ekzekutuar me dy plumba nga persona të paidentifikuar. Sipas mediave belge Niko K. 31- vjeç me origjinë shqiptarë punonte si kamerier në një kafene në në Saint-Denis në Forest.
31 vjeçari u qëllua për vdekje rreth orës 0:30 të natës të martën. Autoritetet belge kanë shpallur në kërkim dy persona.
Shqiptari ka qenë në kërkim të mjetit të parkuar në Forest Abbey që ndodhej pak metra larg kafes ku ai punonte si kamarier.
Sipas dëshmitarit, i cili ka deponuar në polici se dy autorët që qëlluan me armë ishin të maskuar dhe u larguan në drejtim të pyllit.
Gëzhojat dhe provat e gjetura në vendngjarje janë dërguar në laboratorin e policisë federale për t’u ekzaminuar.
a.ç