Disa lëkundje tërmeti janë ndjerë në zona të ndryshme të Shqipërisë, ku më i fundit është regjistruar mëngjesin e sotëm në Kukës.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave tërmeti i fundit me magnitudë 3, 5 ballë është regjistruar rreth 23 kilometra nga Kukësi në orën 09:31 të mëngjesit të sotëm, ndërsa rreth orës 01:13 një lëkundje tërmeti me magnitudë 1.6 është rregjistruar edhe në Bulqizë..
Nuk ka njoftime për të lënduar apo dëme materiale. Ndërkohë gjatë ditës së djeshme Shqipëria është goditur nga një seri prej 4 tërmetesh, më i madhi më magnitudë 4,1 ballë në Cërrik.
a.ç