Një person i pajetë është nxjerrë nga plazhi i Bunecit në Sarandë mëngjesin e sotëm. Viktima është parë nga pushuesit teksa pluskonte mbi ujë.
Sakaq në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, dhe nga të dhënat paraprake rezulton se trupi i pajetë është i seksit mashkull.
Sipas policisë, viktima Islam Bega, i cili punonte roje në zonë, është gjetur i veshur.
Trupi i pajetë është nxjerrë nga deti dhe është dërguar në morgun e spitalit të Sarandës.
Do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore ajo që do të hedhë më shumë dritë mbi shkaqet e vdekjes së tij.
Një ditë më parë një tjetër person është gjetur i pajetë në plazhin e Vlorës. /b.d