Ambasada e SHBA-se në Tiranë poston sot si foto të ditës një flamur amerikan të vendosur në spitalin e Kryqit te Kuq Amerikan në Tiranë në vitin 1921.
Nëpërmjet një postimi në statusin e saj Facebook, ambasada e SHBA-se në Tiranë shprehet:
“Një flamur amerikan varet jashtë spitalit të Kryqit të Kuq Amerikan në Tiranë në vitin 1921. Dokumentat historike thonë se spitali trajtoi “qindra raste lëndimesh dhe sëmundjesh në javë”. Ushtarët dhe civilët përshëndesnin flamurin kur kalonin nën të në shenjë vlerësimi. | 31 gusht, 2017”. /b.d