Juventusi ka refuzuar një ofertë të majme për Paulo Dybalan
E përditshmja sportive italiane, Corriere dello Sport, ka zbuluar se Juvetnusi ka refuzuar një ofertë të Barcelonës, prej 160 milionë eurove, për Paulo Dybalan.
Klubi katalunas ka kërkuar transferimin e argjentinasit pasi po hasë në vështirësi që ta transferoj Philippe Coutinhon nga Liverpool, përcjell Express.
Dybala shihej si zëvendësues i Neymarit, i cili u transferua në Paris Saint-Germain për 222 milionë euro. Por, për Juventusin argjentinasi konsiderohet i paprekshëm.
Ai ka shënuar 19 gola dhe nëntë asistime në 48 ndeshje të zhvilluara deri më tani me kampionin e Italisë. /b.d