Deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari ka reaguar pas deklaratave të Ramës në mbledhjen e Task-Forcës kundër kanabisit.
Lidhur me deklaratën e Ramës se “bossat e mëdhenj nuk do gjejnë vrimë të futen”, Braimllari deklaron se vetë kryeministri është “Bossi i madh”.
Reagimi i Braimllarit
BOSI I DROGËS DREJTON TASK-FORCËN !!
Në 4 vite Edi Rama bashkëpunoi ngushtë me grupet kriminale, duke lejuar mbjelljen dhe kultivimin e kanabisit.
Edi Rama në 4 vite udhëhoqi rrjetet dhe grupet kriminale me qëllim shfrytëzimin e tyre dhe paratë e krimit për fushatë elektorale.
Edi Rama tani kërkon të lajë duart duke ngritur një plan kombëtar për luftën kundër kanabisit, që nuk është gjë tjetër veçse krijimi i linjave të reja të kultivimit të kanabisit.
Bosi i drogës po djeg arat, tani që nuk kanë asnjë vlerë, me qëllim që të pastrohen mirë për të mbjellë kanabis të ri.