Kryeministri Edi Rama ka dhënë mesazhe të forta ditën e sotme, gjatë mbledhjes së Task-Forcës për luftën kundër drogës. Rama është shprehur se shteti do të kalojë në skaner, çdo biznes për të parë mënyrën sesi është ndërtuar, dhe nëse zbulohet paligjshmëri, asetet e tyre do të konfiskohen.
“Çdo biznes i dyshimtë, llogari bankare, makina dhe pasuri e paluajtshme duhet të kalojë në skaner. Kushdo që zotëron asete të tilla duhet të provojë vendosjen ose do të konfiskohen dhe zotëruesit të përgjigjen para ligjit.
Nuk do i kursejmë të fortët, ata mund ta tregojnë forcën në komisariat. Aty fillon lufta ndaj tyre. Dihet kush janë dhe dihet ku janë ata me automjete luksoze”.
Rama u shpreh se pas përfundimit me sukses të operacionit për zhdukjen e kultivimit të kanabisit, tashmë objektivi i radhës do të jetë lufta ndaj pasurive kriminale të vendosura nga grupet.
Dhe për këtë operacion, kreu i qeverisë kërkoi bashkëpunimin e policisë me SHISH, prokurorinë, DPPP, Tatimet, Doganat dhe të gjitha strukturat e tjera të shtetit.
“Për plotësimin e tij kërkohet që policia, SHISH, prokuroria, DPPP, Tatimet, Doganat dhe të gjitha strukturat të intensifikojnë vëllimin e informacionit për të analizuar të gjithë këtë hetime të përbashkëta si në rrafshin e brendshëm ashtu edhe me partnerët për të projektuar dhe realizuar goditjen e këtyre rrjeteve.”, -tha Rama.
ma.me