Në një takim me drejtorët e shkollave në kryeqytet para nisjes së vitit të ri shkollor, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka dhënë edhe nje lajm të mirë për gjithë qytetarët.
Unaza e Madhe në Tiranë do të hapet javën tjetër, duke u kthyer kështu në një arterie e cila pritet të lehtësojë ndjeshëm trafikun në kryeqytet. “Me qeverinë e re na pret një 4-vjeçar fantastik. Me disa shkolla kemi probleme për tregjet që kanë pranë. Tregu te ‘Vasil Shanto’ ka probleme. Në cilin shtet shitet në shkollë? Nëse ka një arsye për t’u revoltuar është kur tempulli kthehet në pazar, duhet t’i ndryshojmë, tregu është për të shitur, shkolla për të mësuar, por jo të gjitha në një vend. Janë hapur tre shkolla të reja, shkolla ‘Kosova’ sapo ka hedhur themelet, 16 shkolla të reja do të projektohen vitin tjetër. Keqardhje që këshilltarët në bashki nuk e votuan, edhe pse para pak kohësh e ke votuar pro. Fokus të madh kemi edhe te sistemi i ngrohjes. Thirrje biznesit, i ftoj për të na ndihmuar për sistemet e ngrohjes. Lypja e ka faqen e zezë, por nuk të lë pa gjë. Brenda pak ditësh do të hapet unaza e madhe që do të lehtësojë shumë punë” theksoi Veliaj në fjalën e tij.