Zbardhen të tjera detaje nga përplasja me armë pranë lokalit të natës në Sarandë ku u plagosën 3 persona.
Raportohet se 3 të lënduarit u plagosën jashtë lokalit, por sherri nisi fillimisht në ambjentet e brendshme. Raportohet se i plagosur mbeti edhe pronari i lokalit, shtetasi Fisnik Musa 35-vjeç i cili mori një plumb në këmbë.
Dyshimet paraprake, lidhen me atë që ka ndodhur një javë me parë, kur tek i njejti lokal nate është plagosur bashkëpronari tjetër i lokalit, shtetasi Diomet Musa, 30 vjeç.
Njoftimi i Policise per ngjarjen e ndodhur ne 22.8.2017
Më datë 22.08.2017, rreth orës 03:30, në Sarandë, persona të pa njohur, kanë goditur me sende të forta, shtetasin D.M vjeç 30, banues në Sarandë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë. Neni 89 i Kodit Penal./a.m.