Panik dhe vetëm një hap nga tragjedia në një autobus me shtetas shqiptar që udhëtonte nga vendi ynë drejt Athinës. Autobusi shpërtheu në flakë në një tunel në autostradën Patra-Korinth.
Flakët përfshinë mjetin brenda tunelit Panagopoula, ndërsa të gjithë pasagjerët arritën të dalin në kohë, duke mos përsuar lëndime.
Sipas të dhënave, në autobus udhëtonin 48 shtetas, të gjithë shqiptarë dhe kishin si destinacion Athinën.
Pas sinjalit të alarmit, në vendngjarje ndërhynë me shpejtësi forcat e shërbimit zjarrfikës dhe grupi i sigurisë së tunelit që bënë të mundur shuarjen e flakëve.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë me një defekt teknik./a.m.