Sokol Cikalleshi është sjellë edhe njëherë si një profesionist i vërtetë. Ai ka refuzuar të bëjë polemika me trajnerin Panuçi dhe ka thënë se mungesa e sotme në orarin e caktuar me ekipin kombëtar ishte thjesht pasojë e rrethanave që u krijuan me firmën që duhej të hidhte te klubi i ri Osmanlispor.
Në një deklaratë për “Panorama Sport” ai thotë: “Më vjen keq për keqkuptimin me trajnerin. U krijua një rrethanë me klubin e ri ku duhej të firmosja, e cila më imponoi ndryshimet e orarave. U përpoqa të isha sa më korrekt edhe me axhendën e përfaqësueses dhe i kërkova leje trajnerit, por kjo nuk qe e mundur.
E respektoj vendimin e trajnerit, sepse në fund të fundit edhe ai ka rregullat e veta. Ishte thjesht një keqkuptim. Sokol Cikalleshit asnjëherë nuk i ka munguar respekti për ekipin Kombëtar dhe kjo nuk do të ndodhë kurrë as në të ardhmen. Ishte një keqkuptim dhe tani thjesht do të më duhet të respektoj vendimin e trajnerit”, dekalroi Cikalleshi për gazetën.