GJuhë e ashpër nga ana e PD-së. Për deputeten e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, ministrat e rinj të kabinetit Rama janë bijtë e diktatorit Enver dhe yje që do të vijojnë të shkëlqejnë për rrënimin e vendit. Ajo ironizon duke thënë se këta “yje” do të vazhdojnë të shkëlqejnë për rrënimin e vendit duke e vjedhur e duke përvetësuar pasurinë e shqiptarëve.
Statusi i Çupit
Fli i qetë shoku Enver . Bijtë e tu i ke në krye te vendit për ta mjeruar me shumë.
Qeveria e re në këmbët e vjetra e madje ka edhe aq të vjetra sa kthehemi te “krenaria” e regjimit komunist.Edi Rama konfirmon ministrat që me “punën” e tyre telendisën Shqipërinë e shqiptarët katër vitet e fundit.Këta “yje” do të vazhdojnë të shkëlqejnë për rrënimin e vendit duke e vjedhur e duke përvetësuar pasurinë e shqiptarëve. Ne do të jemi aty përballë e në këmbë për të mos e lejuar këtë.