Reagimin e parë nga Lëvizja Socialiste për Integrim lidhur me emrat e rinj te kabinetit qeveritar, e ka bere Klajda Gjosha, e cila ne mandatin e parë të qeverisjes Rama-Meta, mbante postin e Ministres së Integrimit. Ajo shprehet skeptike për efektivitetin e të zgjedhurve të rinj të Ramës për integrimin e vendit në BE.
Kryeministri-Edi-Rama-ministrja-e-Integrimit-Klajda-Gjosha-ministri-i-Ditmir-Bushati-dhe-deputetja-e-PD-Majlinda-Bregu
Por në përgjigje të saj ka reaguar Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati me anë të një statusi në Twitter, i është përgjigjur Klajda Gjoshës ku shkruan se të mos të shqetësohet për integrimin evropian të vendit.
Por ne nje reagim te dyte ne “Facebook”, Gjosha i eshte pergjigjur serish Vushatit duke i thene se “kontributi i LSI dhe i imi personal do të jetë gjithnjë në funksion te procesit te integrimit”.
Reagimi i Bushatit
“S’ka vend për shqetësim. Integrimi në BE do jetë kryefjala e reformave tona. Mirëpresim kontributin e opozitës, përfshirë tëndin Klajda 🇦🇱🇪🇺”, shkruan Bushati.
Reagimi i dyte i Gjoshes
Pa merak i dashur Ditmir, kontributi i LSI dhe i imi personal do të jetë gjithnjë në funksion te procesit te integrimit,pasi vetëm kështu Shqipëria do të shpëtojë njëherë e mirë nga: korrupsioni,krimi i organizuar,blerja e votës. Ndaj dhe ndjejmë keqardhje, që flamuri për këtë proces ngrihet nga qeveria dhe Kryeministri sa herë i intereson dhe harrohet që është prioritet kombëtar i të gjithë shqiptarëve e nuk përmendet në këtë mandat të dytë! Suksese!
Reagimi i pare i Gjoshes
“Mendova se sot qeveria e re do të niste me prioritetin madhor te Shqiperise dhe shqiptareve qe eshte integrimi europian i vendit, me vizionin apo strategjine se si Shqiperia do te shkoj drejt celjes se negociatave.
Integrimi nuk eshte shpallja me zhurme e qeverise se re dhe as mbledhjet e Asambleve te partive politike, perkundrazi eshte nje mori kriteresh, nje koordinim i pafundem procesesh e mbi te gjitha eshte seriozitet dhe respekt per institucionet dhe funksionimin e tyre.
Jam e bindur se Ministria e Integrimit do te atashohet diku ne ndonje cep te qeverise por kurre nuk kisha menduar se as nuk do te permendej ne fjalen e mbajtur sot mbi qeverine e re! Thua valle nuk eshte me prioritet? Uroj te jem gabim per sa kohe kemi femije qe rrisim ne Shqiperi dhe ku e vetmja shprese per nje shtet funksional eshte pikerisht ky proces historik i vendit,”, shkruan Gjosha.