Një femër polake është përdhunuar në grup ndërsa i dashuri i saj është rrahur brutalisht në plazhin e njohur italian, Rimini, njofton policia italiane.
Mediat italiane raportojnë se të dashurit të viktimës i kishte humbur vetëdija pasi ishte goditur në kokë dhe ishte plaçkitur, transmeton Express.
Raportohet se polakja është përdhunuar nga katër burra të shtunën në mëngjes në një pjesë të izoluar të plazhit në qytetin e Adriatikut në bregdetin lindor të Italisë, afër Sa Marinos.
Çifti është shtruar në spital me lëndime të rënda. Kalimtarët e rastit e kishin lajmëruar policinë pasi e kishin parë çiftin e mbuluar në gjak në plazh.
Policia italiane e ka nisur një hetim ndaj rastit dhe është në kërkim të të dyshuarve.