Kryeministri Edi Rama njihet për batutat e tij dhe deklaratat e drejtpërdrejta.
Kështu, pas takimit me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor në Durrës, Rama nënvizoi faktin se në këtë tryeze ishte ftuar Brukseli, siç ishte rasti i komisionerit Johnes Hahn, dhe jo Shqipëria.
“S’na ka ftuar Brukseli. Ne kemi ftuar Brukselin dhe jemi këtu me shpenzimet tona. S’ka nevojë të kemi tutor për të organizuar. Por nuk duhet të harrojmë se Brukseli është jetik dhe bashkëpunues. Jam mirënjohës që Hahn e pranoi ftesën. Se dimë se kush mori më shumë lekë nga bankomati. Këto takime bëhen për secilin vend. Në asnjë mënyrë një vend merr më shumë se tjetri. Substanca është ajo që flasim.”, tha Rama.
a.ç